Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

7 kg kokainë për tregun e Livornos, pranga shqiptarit

Nga A2 CNN
12 Janar 2023, 10:30 | Kronikë
7 kg kokainë për tregun e Livornos, pranga shqiptarit

Një 37-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Livorno për trafik të lëndëve narkotike.

Të dhënat paraprake bëjmë me dije se shqiptarit iu sekuestruan rreth 7 kg kokainë e pastër, e cila nëse do të dilte në treg do të arrinte shifrat e 1 milion eurove.

Policia nisi të dyshonte për shqiptarin, nga lëvizjet e dyshimta që ai bënte në disa nga sheshet kryesore të Livornos, ku mendohet se shpërndante kokainë.

Efektivët e ndoqën për disa kohë dhe mbrëmjen e djeshme hynë në banesën e tij në “Barriera Garibaldi”, ku gjetën lëndën narkotike.

Shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet me dije për arsye hetimi ndodhet në paraburgim, ndërkohë që po punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

A2 CNN Livestream

Dita jonë