Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

A rriten normat e interesit në 2023? Skenar i pashmangshëm për shkak të Inflacionit të lartë

Nga A2 CNN
12 Janar 2023, 16:42 | Ekonomi

Nga Kanadaja në Australi, nga Argjentina në Nigeri me Bankën Qendrore Europiane, Rezervat Federale Amerikane...thuajse çdo javë, një nga bankat qendrore të botës rriti normat e saj të interesit vitin e shkuar. Plot pesë herë e rriti normën bazë për lekun Banka e Shqipërisë duke e çuar atë në 2.75 për qind, në përpjekje për të luftuar inflacionin.

Po nga ky vit i ri çfarë duhet të presim në lidhje me normat e interesit? “Jemi ende larg stabilizimit të kërkesës me ofertën. Duke qenë se të vetmin element që bankat kanë është rritja e normës bazë të interesit, me inflacion tepër të lartë besoj se dhe këtë vit do të kemi vendimmarrje të ngjashme”, shprehet pedagogu i ekonomisë Edison Zaçaj.

Efektet nga rritja e interesave janë të shumta, por më kryesoret lidhen me shtrenjtimin e kredive, rritjen e borxhit të qeverisë dhe mbi të gjitha frenim të konsumit e investimeve nga qytetarët dhe sipërmarrja.

“Dhe kjo në total, po t’i marrim në përgjithësi të gjitha elementet, do të ndikojë te frenimi i rritjes ekonomike”, vijon Zaçaj.

Ndaj, në kushtet që shtrenjtimi i vijueshëm çmimeve pritet të marrë si kundërpërgjigje rritjen e normës bazë të interesit, ekspertët sugjerojnë harmonizim të politikës monetare me atë fiskale.

“Është jetik harmonizimi i dy politikave. Duhet me patjetër qeveria të ndërhyjë tek ata që preken më tepër”, thotë pedagogu.

Banka e Shqipërisë parashikon që për së paku dy vitet e ardhshme inflacioni të mbetet mbi objektivin 3 për qind, duke paralajmëruar seriozisht për të tjera rritje të normës bazë të interesit për lekun.

https://a2news.com/2023/01/11/inflacioni-kercenon-normat-e-interesit-sejko-me-shume-koordinim-mes-politikave-monetare-me-ato-fiskale/
https://a2news.com/2023/01/11/kreshendoja-e-krizes-ekonomike-shqiperia-do-goditet-me-shume-se-vendet-e-rajonit/

A2 CNN Livestream

Dita jonë