Alibeaj nga Saranda: Kandidatët e PD nuk mund të garojnë me siglën e PL

Publikuar më: 12/1/2023, ora 15:18
Alibeaj nga Saranda Kandidatet e PD nuk mund te garojne me siglen e PL

Alibeaj nga Saranda: Kandidatët e PD nuk mund të garojnë me siglën e PL

Publikuar më: 12/1/2023, ora 15:18

Enkelejd Alibeaj thotë se nuk do të njohë kandidatët e dalë nga primaret, për të garuar nën siglën e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 14 majit. “Nuk mund të ketë një kandidat të PD-së që garon me siglën e Partisë së Lirisë, kjo është jashtë çdo kuptimi. Ka vetëm një gjë, sigla, emblema, ideali, ajo që quhet Partia Demokratike”, tha Alibeaj në një prononcim për mediat nga Saranda, ku kishte marrë pjesë në një takim me anëtarët e degës.

Alibeaj pranon se opozita duhet të bashkojë forcat për të mundur socialistët, por nuk e sheh me shumë optimizëm përfshirjen e Ilir Metës në koalicion. “Armiku, kundërshtari këtu është Edi Rama, e për pasojë duhen bashkuar forca. Secila prej partive të tjera politike kanë të drejtën të pozicionohen siç duan. Unë them një gjë, forca kryesore, mbështetja kryesore, shpresa kryesore është Partia Demokratike e Shqipërisë. Asaj do të duhet t’i bashkohemi, ajo është rruga e vetme”, tha Alibeaj.

“Kemi pasur edhe qasje të bëra publike lidhur me krijimin e strukturave paralele nga një pjesë tjetër e demokratëve. Në prill, grupi parlamentar paraqiti platformë për të mos krijuar ndarje. Nuk u pranua. Dy muaj më parë, një platformë e nxjerrjes së kandidatëve të përbashkët, fitues. Sepse përballja me regjimin kërkon mobilizim të çdo fluksi antiqeveritar”. Në përgjigje të akuzave nga grupimi Berisha se ai bashkëpunon me shumicën, Alibeaj tha: “Unë bashkë me Edi Ramën? Pak më parë është bërë publike se kush ka qenë me Edi Ramën që në vitin 1991”.