Babai hero zbulon peshkaqenin gjigant teksa filmonte me dron, i shpëton jetën gruas, djalit 2-vjeçar dhe qindra pushuesve të tjerë

Publikuar më: 12/1/2023, ora 10:44

Babai hero zbulon peshkaqenin gjigant teksa filmonte me dron, i shpëton jetën gruas, djalit 2-vjeçar dhe qindra pushuesve të tjerë

Publikuar më: 12/1/2023, ora 10:44

Një baba hero shpëtoi familjen e tij dhe qindra notarë të tjerë, pasi i nxori ata në kohë nga uji, kur teksa po filmonte me dronin e tij, pa një peshkaqen gjigant, që po u afrohej atyre në breg.

Elektricisti David Alphonoso ishte duke filmuar jetën e egër në zonën ku kishin shkuar për të pushuar dhe papritur vuri re bishën, ndërsa gruaja e tij Kirsty, 28 vjeç dhe djali i tyre dyvjeçar Sonny luanin buzë ujit.

Por, fatkeqësisht ai nuk ndodhej aty në atë moment, por arriti që nëpërmjet një video-call të marrë gruan e tij duke i thënë të dalë menjëherë nga uji së bashku me djalin dhe gjithë pushuesit e tjerë.

Davidi më pas përdori dronin e tij për të udhëhequr rojet e shpëtimit me një jetski deri te peshkaqeni, i cili rezultoi tejet i madh për t’u neutralizuar dhe për këtë u thirr një helikopter.

Menjëherë ekipet e sigurisë ngritën alarmin e kuq dhe u dha urdhri i mbylljes së menjëhershme të plazhit Meelup, në Australinë Perëndimore, për katër orë, deri sa rreziku nga peshkaqeni u konsiderua i kaluar.