Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Brenda vilave ku futbollistët paguajnë 10 mijë dollarë nata dhe nuk i “njeh askush”

Nga A2 CNN
12 Janar 2023, 12:12 | Lifestyle

Shpesh futbollistët në intervista, kur flasin për jetën e tyre jashtë profesionit, ankohen për mungesën e privatësisë, pasi janë gjithë kohës të vëzhguar nëse shfaqen në publik.

Së fundmi, lojtarët më të famshëm të futbollit, por edhe persona të tjerë të pasur, kanë zbuluar “parajsën” e tyre. Ata po fluturojnë gjithnjë e më shumë në drejtim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, aty ku kalojnë ditë të tëra në vila superluksoze, të cilat i sigurojnë gjithçka, mbi të gjitha privatësi. Yjet e Real Madrid, “Topi i Artë” Karim Benzema dhe Mariano Díaz, shijuan pushimet së fundmi së bashku me familjet e tyre në një resort në Hollywood Hills.

“Ne bëjmë gjithçka për ta, nga fluturimi, bagazhet, deri tek akomodimi luksoz. Kur ata arrijnë këtu kanë në dispozicion avionë privatë, makina luksoze e kuzhinierë personal. Mbi të gjitha, familjet e tyre nuk shqetësohen nga askush. Kjo ka të bëjë edhe me faktin se futbolli nuk është aq i ndjekur në SHBA sa në pjesën më të madhe të botës. Benzema mund të lëvizte në rrugët e Los Anxhelosit me familjen e tij pa u ndalur nga askush. Kjo gjë nuk mund t’i ofrohet këtyre personave në Spanjë apo në Itali”, shprehet për “The Sun” drejtuesi një prej resorteve, Mokhtar Jabli.

Futbollistët paguajnë mesatarisht 10 mijë dollarë nata për shërbimin luksoz, i cili kujdeset për çdo dëshirë dhe nevojë të tyre.

A2 CNN Livestream

Dita jonë