Deta Kokomani në “Miss Universe”, me shqiponjë dhe këngën e Elvana Gjatës

Publikuar më: 12/1/2023, ora 15:17

Deta Kokomani në “Miss Universe”, me shqiponjë dhe këngën e Elvana Gjatës

Publikuar më: 12/1/2023, ora 15:17

Bukuroshja shqiptare, Deta Kokomani, ka shkëlqyer në fazën e veshjeve me “motive kombëtare” në Miss Universe. Përfaqësuesja e Shqipërisë në këtë kompeticion bukuria mbante veshur një fustan kuqezi me simbolin e shqiponjës, ndërsa u prezantua në skenë me këngën e Elvana Gjatës.

Kjo fazë e edicionit të 71-të të Miss Universe, e mbajtur në New Orleans, ishte mahnitëse me gati 90 shtete pjesëmarrëse, përfaqësueset e të cilave shkëlqyen me veshje me motive tradicionale.

Deta Kokomani është 21 vjeçe, nga Durrësi. Ajo u shpall “mbretëresha” e bukurisë shqiptare një vit më parë, ndërsa tashmë përfaqëson vendin tonë në Miss Universe.