Drafti i ri, Shërbimi Informativ i Ushtrisë kalon në varësi të Ramës

Publikuar më: 12/1/2023, ora 16:23

Drafti i ri, Shërbimi Informativ i Ushtrisë kalon në varësi të Ramës

Publikuar më: 12/1/2023, ora 16:23

Ministria e Mbrojtjes ka hedhur për konsultim publik një projektligj që synon të ndryshojë mënyrën e funksionimit të Agjencisë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes i njohur si shërbimi informativ ushtarak. Krahas përcaktimeve të detyrave për këtë strukturë, drafti ka ndryshuar edhe mënyrën se si emërohet titullari i këtij institucioni. Ligji që është në fuqi përcakton se ai emërohet nga Ministri i Mbrojtjes ndërsa në draftin e propozuar, kjo kompetencë i kalon kryeministrit.

“Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes emërohet, lirohet ose shkarkohet nga Kryeministri me propozim të Ministrit të Mbrojtjes”.

Një ndryshim tjetër që i është bërë ligji ka të bëjë me njohjen e institucioneve të tjera me produktet e kësaj agjencie duke propozuar riformulimin e detyrave të agjencisë dhe duke lënë si detyrë informimin e Presidentit dhe Kryeministrit nëpërmjet Ministrit të Mbrojtjes.

“Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes paraqet, produkt inteligjence të nivelit strategjik dhe operacional për autoritetet e drejtim-komandimit të Forcave të Armatosura, në përputhje me parimin “nevojë përnjohje”; informon Presidentin dhe Kryeministrin nëpërmjet Ministrit të Mbrojtjes”.  

Pas fazës së konsultimit publik, drafti do të shkojë për miratimin e parë në Këshillin e Ministrave e më pas në Kuvend.