Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Kurti në Austri: Asociacioni bie ndesh me Kushtetutën. Kancelari: Mësoni nga gabimet tona historike

Nga A2 CNN
12 Janar 2023, 16:15 | Kosova
Kurti në Austri: Asociacioni bie ndesh me Kushtetutën. Kancelari:

Vizitën e parë jashtë Kosovës për këtë vit vendosi ta zhvillojë në Austri, portën hyrëse të Ballkanit për në Europë. Kryeministri Albin Kurti u prit nga Kancelari Karl Nehammer, me të cilin diskutoi për një sërë çështjesh duke nisur nga ekonomia, integrimet euroatlantike e deri tek dialogu me Serbinë. Nga Vjena adresoi dhe kërkesën e shtuar ndërkombëtare për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

“Jemi në një moment kur flasim e diskutojmë për një marrëveshje për normalizim të plotë të marrëdhënieve dhe aty mund të adresohet edhe çështja e Asociacionit. Megjithatë, sipas Kushtetues së Kosovës, që i ka dhënë shumë privilegje pakicës serbe dhe që është përpiluar nga Marty Ahtisaari dhe Albert Rohan, në frymën e saj nuk lejon Asociacion njëetnik”, tha Kurti.

Kancelari austriak, Karl Nehammer, u ofrua që të ndërmjetësojë mes Kosovës e Serbisë, duke thënë se gabimet historike të së shkuarës të bëra nga vendi i tij i kanë mësuar disa gjëra që do të donte t’ua përcillte të tjerëve.

“Shumë gabime kanë ndodhur në historinë tonë. Mësuam shumë dhe këto dije nga historia jonë po ua ofroj kolegut tim serb në rolin e një mediatori për të ndërtuar ura dialogu dhe ia ofroj Kosovës sepse ka vetëm paqe, stabilitet dhe siguri nëse të dy palët bashkohen”, tha tha Nehammer në Vjenë, gjatë një konference për mediat me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. “Kurdo që të jetë e nevojshme, Austria di të ndihmojë, si vend për ndërmjetësim, si ndërmjetësues, si ndërtues urash”.

Oferta e kancelarit vjen pak ditë pasi KFOR i refuzoi kërkesën Serisë që të fuste 1000 trupa në territorin e Kosovës, pas përplasjeve mes serbëve dhe autoriteteve të Kosovës.

https://a2news.com/2023/01/12/chollet-asociacioni-detyrim-ligjor-shba-pret-propozimet-e-kosoves/
https://a2news.com/2023/01/12/nje-serb-i-vrare-lufte-serbi-nato-dhe-me-pas-futej-rusia/

A2 CNN Livestream

Dita jonë