Kushi për analizën e arsimit, vijon mësimi me turne, pagat e mësuesve  rriten 7% dhe jo më për pedagogët

Nga A2 CNN
12 Janar 2023, 16:58 | Aktualitet
Kushi për analizën e arsimit, vijon mësimi me turne, pagat e

Të gjithë maturantët që synojnë degën e Mjekësisë së Përgjithshme, konkursin eletronik do ta zhvillojnë me raunde në Tiranë. Testimi do të administrohet nga Qendra e Shërbimeve Arsimore dhe për çdo raund do të ketë rreth 100 konkurrues. Ministrja e Arsimit Evis Kushi bën të ditur se  pyetjet për çdo kandidat do të jenë të ndryshme dhe menjëherë pas mbylljes së provimit do të mësojnë rezultatin e pikëve.

Gjatë analizës së punës ministrja foli për investimet dhe projektet në arsim. Sipas saj do të vijojë  ndërtimi i shkollave të reja veçanërisht në kryeqytet, porende duket e largët dita kur në Tiranë mësimi të jetë pa turne. Këtë vit pagat e mësuesve do të rriten më  7%,  ndërsa për pedagogët nuk do të ketë rritje tjetër veç 15%, që u miratua në kohën e protestës.

Ministrja Kushi la të kuptohet se nuk do të ketë ndryshime të ligjit të arsimit të lartë, pavarësisht shqetësimeve të pedagogëve dhe kërkesave për rishikimin e tij.

E shoqëruar nga ministrja e Shtetit për Fëmijët dhe Rininë, për gati 3 orë, si Evis Kushi ashtu dhe Bora Muzhaqi renditën sukseset e punës gjatë 2022, por pa përmendur problematikat në arsim si dhe eksodin e të rinjve drejt vendeve të Europës. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë