Largimi i Agron Çelës, Meta: Në Shkodër PS nuk fiton asgjë, përgjigjen e marrin më 14 maj

Publikuar më: 12/1/2023, ora 16:20

Largimi i Agron Çelës, Meta: Në Shkodër PS nuk fiton asgjë, përgjigjen e marrin më 14 maj

Publikuar më: 12/1/2023, ora 16:20

Ilir Meta refuzoi të komentojë largimin e deputetit të tij në Qarkun e Shkodrës, Agron Çela, nga Partia e Lirisë te kundërshtari politik, Partia Socialiste. Në një konferencë për mediat, Meta zhvlerësoi rolin e Çelës, duke thënë se përpjekjeve të mazhorancës për të bërë bashkë gjithë faktorët, shkodranët do t’u përgjigjen më 14 maj.

“Në Shkodër Berisha këta i shqeu më 6 mars, edhe pse ishte i vetëm. Çfarëdo të bëjnë këta e kanë të humbur”.

Meta shkoi më tej duke parashikuar dhe rezultatin në Qarkun e Shkodrës.

“Në Shkodër këta nuk marrin dot asnjë Bashki”.

Bashkëpunimin me Partinë Demokratike, Meta e sheh më të fort se kurrë, teksa brenda partisë më të madhe opozitare thotë se nuk gjen asnjë problem.

“Nuk ka probleme të brendshme mes PD-së”.

Meta shtoi se problemet e brendshme të demokratëve trumbetohen nga mazhoranca me qëllimin për të hequr vëmendjen nga skandalet e njëpasnjëshme të qeverisë.