Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Miliona euro dëm, shkatërrohen nga zjarri 80 jahte e varka turistike në Marbella

Nga A2 CNN
12 Janar 2023, 11:10 | Bota

Të paktën 80 varka, pjesa më e madhe e të cilave luksoze, u shkatërruan si pasojë e një zjarri të madh që përfshiu një magazinë në portin e Marbellës në Spanjë.

Sinjali i alarmit ra në orët e para të mëngjesit, ku dhjetëra policë dhe zjarrfikës shkuan në vendngjarje për të vënë në kontroll zjarrin e frikshëm që rrezikonte të përhapej më tej.

Mësohet se magazina që i përkiste kompanisë Marina Marbella përdorej për ruajtjen e varkave dhe riparimin e tyre.

Burimet bëjnë me dije se në kohën kur ra zjarri në magazinë ndodheshin rreth 80 varka të përmasave të ndryshme.

Dëmet përllogariten shumë të mëdha, ndërkohë që fatmirësisht nuk ka të lënduar nga zjarri që u vu në kontroll vetëm pas disa orësh. Shkaqet e flakëve janë ende të paqarta, teksa policia ka nisur një hetim.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli