Momenti shokues kur polici shemb në tokë pa ndjenja fansin jashtë stadiumit “Old Trafford” të Manchester United

Publikuar më: 12/1/2023, ora 10:25

Momenti shokues kur polici shemb në tokë pa ndjenja fansin jashtë stadiumit “Old Trafford” të Manchester United

Publikuar më: 12/1/2023, ora 10:25

Një video shokuese po qarkullon së fundmi në rrjet, ku duket një polic, i cili grushton dhe hedh përtokë një fans të Charlton, jashtë stadiumit Old Trafford të Manchester United.

Video shokuese tregon fansin duke iu afruar tre oficerëve të policisë, të cilët po shoqëronin një tjetër fans me pranga në duar, por që goditet me grusht nga njëri prej tyre dhe rrëzohet pa ndjenja.

Por, edhe pse fansi u shemb në tokë, duket se kjo nuk i bëri aspak përshtypje policëve, të cilët e lanë aty ku ishte, edhe pse qëndronte pa lëvizur. Kjo gjë shkaktoi edhe reagimin e dëshmitarëve të shumtë në vendin e ngjarjes.