Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Moska kërkon ekstradimin e “spiunes” ruse të Gramshit, Timofeeva refuzon të largohet

Nga A2 CNN
12 Janar 2023, 13:42 | Kronikë

Rusia ka kërkuar ekstradimin e shtetases së saj, Svetlana Timofeeva, e cila aktualisht është e paraburgosur nën masën e sigurimit “Arrest në burg”, pasi incidentit të ndodhur vitin e kaluar në uzinën e Gramshit.

Sipas njoftimit për mediat, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan ka marrë, nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë, kërkesën zyrtare të autoriteteve gjyqësore të Federatës Ruse për ekstradimin nga Shqipëria në Rusi të shtetases ruse Svetlana Timofeeva.

“Nga aktet e përcjella nga autoritete ruse të drejtësisë rezulton se shtetasja ruse Svetlana Timofeeva, lindur më 18.03.1989, është person i shpallur në kërkim në Rusi për veprën penale të “Marrje e paligjshme e informacionit që përbën sekret shtetëror”, parashikuar nga pika “a”, paragrafi 2 të nenit 283 të Kodit Penal Rus.

Kërkesa e autoriteteve ruse për ekstradim bazohet në vendimin datë 25.08.2022 të Gjykatës së Qarkut Meshchansky, Moskë, me të cilin është caktuar masa e sigurimit “Arrest ne burg”, për veprën penale të sipërcituar.

Në zbatim të nenit 492 të K.Pr.Penale, nga prokurori, është marrë kontakt me shtetasen ruse për të cilën kërkohet ekstradimi Svetlana Timofeeva, e cila ka refuzuar të japë pëlqimin për ekstradimin e saj në Rusi.

Në vijim të veprimeve procedurale, më datë 10.01.2023, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan ka dorëzuar në gjykatë kërkesën me objekt: marrjen në shqyrtim të kërkesës së autoriteteve ruse për ekstradimin nga Shqipëria në Rusi të shtetases ruse Svetlana Timofeeva.”

Njoftimi për mediat mbi kërkesën për ekstradimin e Svetlana Timofeeva

Përfundimi i Mjekësisë Ligjore për dëmtimin e ushtarit roje të uzinës së Gramshit

Ndërkohë, A2CNN ka arritur të sigurojë edhe përfundimin e Mjekësisë Ligjore për dëmtimin e ushtarit roje të uzinës së Gramshit.

Sipas këtij raporti rezulton se, nga spray djegës i hedhur nga “spiunët” rusë dhe ukrainas, ushtaraku ka pësuar dëme që  hyjnë në kategorinë, që sjellin për pasojë humbjen e aftësisë për punë mbi 9 ditë.

https://a2news.com/2022/08/21/nga-bazat-sovjetike-te-katedralja-e-parisit-kush-eshte-svetlana-timofoeva-rusja-e-arrestuar-ne-gramsh-si-e-dyshuar-per-spiunazh/
https://a2news.com/2022/08/26/e-turpshme-ambasadori-rus-ne-tirane-akuzon-shqiperine-dhe-kerkon-spiunen-e-vet/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani