Ndikimi i njeriut, oqeanet arritën temperatura rekord gjatë 2022

Publikuar më: 12/1/2023, ora 09:21
Untitled Design 23 1 1280x720

Ndikimi i njeriut, oqeanet arritën temperatura rekord gjatë 2022

Publikuar më: 12/1/2023, ora 09:21

Temperaturat e oqeaneve në vitin 2022 ishin më të nxehtat në histori. Në vitin që lamë pas u thye edhe rekordi që ishte vendosur në 2021, sipas një studimi të publikuar së fundmi.

Një ekip ndërkombëtar studiuesish kanë bërë të ditur se oqeanet e Tokës  morën 10 zetta xhaul (ose 10 në fuqi të 21) nxehtësi më shumë se në vitin e shkuar.

Kjo nxehtësi është e mjaftueshme për të vluar 700 milionë kazanë 1.5 litërsh çdo sekondë, ose 100 herë më shumë se elektriciteti i gjeneruar në botë në një vit.

Sipas ekspertëve, këto gjetje tregojnë se oqeanet e botës janë prekur thellësisht nga emetimet e gazeve serrë që vijnë si pasojë e aktiviteteve njerëzore.

Ekipi mblodhi po ashtu të dhëna rreth sasisë së kripës në oqeane, e cila ka një tendencë në rritje si pasojë e ndryshimeve klimatike.

“Derisa t’i çojmë emetimet neto në zero, kjo nxehje do të vijojë dhe do të kemi rekorde të reja të temperaturave në oqeane siç i patëm këtë vit.”