“Një lojë fëmijësh”, goli i parë i Messit për vitin 2023

Publikuar më: 12/1/2023, ora 13:03

“Një lojë fëmijësh”, goli i parë i Messit për vitin 2023

Publikuar më: 12/1/2023, ora 13:03

Pasi triumfoi në Kupën e Botës me Argjentinën, Lionel Messi u kthye me gol te Paris Seint-Zhermen. Ylli argjentinas magjepsi me paraqitjen e tij përballë Anger, në sfidën e fituar 2-0 nga kryeqytetasit. Hugo Ekitike zëvendësoi Mbappé dhe zhbllokoi menjëherë ndeshjen. Leo Messi, që dhuroi 90 minuta spektakël në Park de Prince, shënoi golin e dytë, duke vulosur triumfin e parizienëve, që e shohin veten të shkëputur me 6 pikë në krye të renditjes, pas barazimit 2-2 ndërmjet Lens dhe Strazburg. Në takimet e tjera fitoi Olimpik Marseja, teksa Lioni dhe Monako nuk morën më tepër se barazime.