“Një serb i vrarë, luftë Serbi-NATO dhe më pas futej Rusia”

Publikuar më: 12/1/2023, ora 14:33

“Një serb i vrarë, luftë Serbi-NATO dhe më pas futej Rusia”

Publikuar më: 12/1/2023, ora 14:33

Jerusalem Post ka publikuar një artikull duke pretenduar se presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka parandaluar Luftën e Tretë Botërore. Bëhet fjalë për një opinion që duket se është sponsorizuar nga Beogradi, me autorin Boaz Toporovski, një deputet i Knesset dhe kryetar i fraksionit “Yesh Atid” në parlamentin izraelit, që hedh në letër një skenar që mund të kishin ndodhur gjatë krizës së fundit në veri të Kosovës, me barrikadat e serbëve lokalë.

“Imagjinoni skenarin e mëposhtëm: Një djalë i ri qëllohet dhe plagoset në Kosovë teksa mbante pemën e Krishtlindjeve Serbe. Më pas ai vdes në spital si pasojë e plagëve të marra. Serbia duhet t’i përgjigjet kësaj dhe vendos të dërgojë ushtrinë në kufi. Në kundërpërgjigje, NATO dërgon trupa. Një ushtar i NATO-s vdes nga një plumb aksidental i qëlluar gjatë tensioneve mes dy ushtrive. NATO duhet të reagojë dhe më pas ndërhynë Rusia. Teksa sytë e botës janë të përqendruara në Ukrainë dhe Kosovë, Kina sulmon Tajvanin. Kështu nis lufta e tretë botërore. A ju duket imagjinare?”

Boaz Toporovski, deputet i Parlamentit izraelit

Dukshëm i njëanshëm ose i keqinformuar për situatën, autori vijon më tej duke pretenduar se qeveria e Kosovës trajton keq dhe provokon serbët që jetojnë në territorin e saj. Gjithashtu pretendon se presidenti serb bëri gjithçka i vetëm bashkë me zyrtarë amerikanë për të parandaluar atë që mund të rezultonte në zanafillën e një lufte botërore.

“Çdo gabim sa i përket Kosovës, mund të çojë në një konflikt mes Perëndimit dhe Lindjes, Rusisë dhe NATO-s, Kinës dhe Shteteve të Bashkuara”

Boaz Toporovski, deputet i Parlamentit izraelit

Ndërkohë, shtrirja e grupit famëkeq rus të mercenarëve Wagner edhe në Serbi ka ngritur jo pak shqetësim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Media prestigjioze Politico raporton se inteligjenca e Uashingtonit po i monitoron me kujdes lëvizjet e grupit ushtarak privat jashtë Ukrainës, përfshirë dhe në Beograd, pasi vlerësohet se prezenca e Wagner paraqet rrezik për zyrtarët amerikane por edhe për raportet mes vendeve.