Peshkarexha në vështirësi në Vlorë, lëshon sinjalin e alarmit

Publikuar më: 12/1/2023, ora 09:56
anije 1280x720

Peshkarexha në vështirësi në Vlorë, lëshon sinjalin e alarmit

Publikuar më: 12/1/2023, ora 09:56

Një anije peshkimi në vështirësi ka lëshuar sinjalin e alarmit drejtuar Kapitenerisë së Vlorës në orët e para të mëngjesit.

Sipas të dhënave, peshkarexha me 3 persona në bord pësoi avari në sistemin elektrik të motorit dhe e kishte të pamundur të lundronte.

Mjeti lundrues ndodhej në veri të derdhjes së lumit Seman dhe kërkoi asistencë. Kapiteneria e Portit njoftoi QNOD dhe Rojen Bregdetare e cila po ndihmon anijen të lundrojë drejt Triportit.