Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Publikohen pamjet e rënda të sulmit me thikë në Paris

Nga A2 CNN
12 Janar 2023, 13:50 | Bota

Të paktën 6 persona u dërguan në spital me plagë të rëndë me thikë të shkaktuara nga një sulm në stacionin hekurudhor në Paris ditën e mërkurë.

Ndërkohë, janë publikuar pamjet që tregojnë ngjarje e tmerrshme. Personi, i cili pretendon se quhet Mohamed Amine, rrëzon në tokë një person në Gare du Nord, ndërsa më pas nis ta godasë atë vazhdimisht me thikë. Më pas, ai goditi me thikë edhe 5 persona të tjerë të pafajshëm përpara se të qëllohet me armë nga një oficer policinë jo në detyrë. Ai u dërgua më pas në spital nga ku ndodhet në gjendje të rëndë pasi ka marrë dy plumba në gjoks.

Ndërkohë, prokurorja Laure Beccuau tha se ende autori nuk është marrë në pyetje, pasi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ai nuk kishte një mjet identifikimi, por me anë të shenjave të gishtave u zbulua se ai ishte emigrant nga Libi dhe kishte hyrë ilegalisht në Francë në vitin 2020. Vitin e kaluar, ai u urdhërua të largohej nga Franca, por nuk e ka bërë një gjë të tillë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli