Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Rreziqet kryesore për Shqipërinë gjatë vitit 2023

Nga A2 CNN
12 Janar 2023, 16:05 | Aktualitet

Sëmundjet infektive dhe sulmet kibernetike. Janë këto dy rreziqet kryesore nga të cilat Shqipëria rrezikohet këtë vit. Gjetjet e raportuara nga institucionet shqiptare janë publikuar në raportin “Rreziqet globale 2023” të Forumit Ekonomik Global.

“Vetëm fillimi këtij viti na vërtetoi se nën-varianti i ri i XBB mund të kërcënojë një valë të re pandemike që frikëson të gjithë Europën. Ndërkohë që për Shqipërinë frika dhe sfidat janë disa-fish më të mëdha, 2-10 fish më të larta sepse e dimë që sistemi shëndetësor shqiptar ende nuk e ka pjekurinë që të menaxhojë furtuna krizash shëndetësore”, thotë Sinkron Aurora Dollenberg, mjeke shqiptare në Gjermani.

Ndërkohë, rreziku nga sulet kibernetike lidhet kryesisht me infrastrukturën e brishtë digjitale që karakterizon vendin dhe materialet që hakerat iranianë kanë marrë nga institucionet. “Hakerat po mundohen të ushtrojnë një terror psikologjik mbi qytetarët dhe qeverinë shqiptare. Me nxjerrjen e të dhënave ata po tregojnë se kanë marrë informacione të ndjeshme nga institucionet. Mendoj se kjo sjellje e tyre do të vijojë për shumë kohë”, thotë Esmeralda Kazia, eksperte IT.

Për përfaqësues nga shëndetësia dhe sektori digjital, gjetjet e publikuara në raportin “Rreziqet globale 2023” duhet të shërbejnë si një paralajmërim për institucionet shqiptare që të rrisin vigjilencën me qëllim përgatitjen ndaj çdo të papriture.

“Në fund të fundit është edhe një udhëzim se si duhet të veprojë shëndetësia shqiptare që të përgatitet, në mënyrë të tillë që të kemi sadopak një parapërgatitje që edhe nëse tani në pranverë do përballemi me valë pandemike, të mos përballemi me kolapse”, thotë Dollenberg.

“E shoh si të nevojshme ngritjen e një qendre të dedikuar të sigurisë të ngritur nga perona të aftë. Gjithashtu duhet edhe implementimi teknologjik që kërkon një investim të lartë”, thotë Kazia.

Lista e rreziqeve  nga të cilat Shqipëria kërcënohet këtë vit, veç sëmundjeve infektive dhe sulmeve kibernetike përfshin edhe shtrenjtimin e çmimeve, rritjen e kostove të lëndëve të para dhe krizën e furnizimit me ushqime.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani