Ukraina: 100 ushtarë të armikut u vranë gjatë një sulmi me raketa

Publikuar më: 12/1/2023, ora 12:27
Untitled Design 27 1 1280x720

Ukraina: 100 ushtarë të armikut u vranë gjatë një sulmi me raketa

Publikuar më: 12/1/2023, ora 12:27

Zyrtarët ukrainas kanë bërë të ditur sot se kanë vrarë 100 ushtarë të armikut pas një sulmi me raketa në qytetin e Soledar-it.

Në një deklaratë të bërë të enjten, Forcat e Operacioneve Speciale të Forcave të Armatosura të Ukrainës bënë të ditur se kishin zbuluar një vend ku ishte i përqendruar armiku dhe se përdorën artileri dhe një sistem raketash të projektuar nga sovjetikët për të kryer sulmin.

Si rezultat i disa sulmeve, u konfirmua goditja e më shumë se 100 pushtuesve, dy ekuipazheve të mitralozëve dhe dy ekuipazheve të mortajave”, thuhet më tej në njoftim.

CNN raporton se këto janë deklarata të Kievit dhe se nuk ka mundur që t’i verifikojë në mënyrë të pavarur deklaratat e Ukrainës.

Kujtojmë se në javët e fundit Ukraina ka marrë përsipër një numër sulmesh të cilat, sipas saj, kanë vrarë një numër të madh ushtarësh rusë.