Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Vaksina që mbron nga variantet e reja të Omicron

Nga A2 CNN
12 Janar 2023, 20:48 | Aktualitet
Vaksina që mbron nga variantet e reja të Omicron

Doktoresha Rubina Muzina, në një lidhje direkte me studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, tregoi se vaksinat bivalente janë ato që mbrojnë nga variantet e reja të Omicron.

“Që nga tetori, në SHBA ka 3 epidemi bashkë: gripi, Covid dhe një virus respirator. Viruset bashkëjetojnë duke marrë njëri prej tyre valën e më pas ulet për ta marrë një tjetër. Në lidhje me Krakenin, u mendua si nënvariant fillimisht, por bëhet fjalë për variant të rikombinuar, që mori material gjenetik të dy varianteve të Omicron-it, duke rritur transmetueshmërinë. Por, nuk pati shtrime të larta në spital pasi nuk kishte aftësinë për t’u ngjitur me qelizat e mushkërisë. Duhet të shohim pas disa javësh për të pasur një panoramë të plotë. Pacientë ka gjithmonë edhe më tepër, sëmundshmëria nuk është e lartë, por na shqetëson transmetueshmëria e lartë”, shpjegoi Muzina.

Doktoresha shpjegoi se “vaksina bivalente, e cila ka ardhur edhe në Shqipëri, mbron ndaj varianteve të Omicron”.

Artan Simaku, specialist në Institutin e Shëndetit Publik, konfirmoi që kjo vaksinë gjendet në vendin tonë: “E kemi prej disa muajsh, prandaj bëjmë thirrje që populli të vaksinohet edhe ndaj gripit, edhe ndaj Covid. Në dimër rritet interesi i qytetarëve për vaksina nga të gjitha grupmoshat”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani