Vrau të moshuarin që e mbante me para, pasi nuk pranoi t’i paguante më qiranë, jepet dënimi për modelen e “Playboy”

Publikuar më: 12/1/2023, ora 11:44

Vrau të moshuarin që e mbante me para, pasi nuk pranoi t’i paguante më qiranë, jepet dënimi për modelen e “Playboy”

Publikuar më: 12/1/2023, ora 11:44

Një modele e “Playboy” është dënuar për rolin e saj në vdekjen e një psikiatri që po i paguante qiranë. Kelsey Turner, 29 vjeç, u akuzua për vrasjen e 71-vjeçarit, Thomas Burchard, një mjek nga Kalifornia, trupi i të cilit u gjet në bagazhin e një makine të braktisur pranë Liqenit Mead në vitin 2019.

Ish-modelja e Maxim dhe Playboy kishte një marrëdhënie me mjekun kalifornian, i cili i paguante qiranë asaj për një shtëpi në Las Vegas ku ajo jetonte me të dashurin e saj, Jon Kennison dhe shoqen e dhomës, Diana Nicole Pena.

Burchard u përpoq t’i jepte fund marrëveshjes, duke bërë që Turner ta kërcënonte se kishte fotografi pornografike të të miturve në telefonin e tij. Kjo solli një përplasje mes tyre dhe pikërisht pas këtij konfrontimi, i dashuri i saj, Jon Kennison u akuzua se kishte rrahur për vdekje psikiatrin.

E dashura prej shumë kohësh e Burchard, Judy Earp, e raportoi atë të zhdukur. Ajo tha se Turner, Kennison dhe Pena u larguan papritur nga shtëpia, pasi i dashuri i saj u vra. Kur autoritetet kontrolluan shtëpinë, ata gjetën një derë të thyer në gjysmë, lecka të përdorura pastrimi, gjak dhe sende me emrin e Kennison mbi to.

Gjurmët e gishtave të Turner dhe Kennison dyshohet se u gjetën në makinën ku trupi i tij u braktis së bashku me një shkop bejsbolli.

Kennison u deklarua fajtor për vrasje dhe komplot të shkallës së dytë dhe u dënua me 18 vjet burg. Shoku i dhomës Pena u deklarua fajtor për ndihmë në vrasje. Sipas hetuesve, ajo ndihmoi në pastrimin e skenës së krimit pas vdekjes së dhunshme të psikiatrit dhe u largua nga qyteti me dy të tjerët.

Turner nuk u deklarua kurrë fajtore, por pranoi një marrëveshje për një akuzë për “vrasje të shkallës së dytë” që garantonte se ajo do të lihej e lirë me kusht në 10 vjet.