Ylli i “Peaky Blinders” në telashe të mëdha, vihet në dyshim roli i tij në finalen e madhe

Publikuar më: 12/1/2023, ora 11:21

Ylli i “Peaky Blinders” në telashe të mëdha, vihet në dyshim roli i tij në finalen e madhe

Publikuar më: 12/1/2023, ora 11:21

Ylli i “Peaky Blinders”, që luan rolin e Arthur Shelby, është futur në telashe pasi akuzohet nga njëri prej kolegëve të serialit të famshëm për sjellje të pahijshme gjatë xhirimeve të finales së madhe, duke vënë kështu në pikëpyetje rolin e tij.

Për të nisi menjëherë një investigim nga organizatorët e BBC, edhe pse vetë aktori mohoi me forcë çdo lloj sjellje të pahijshme nga ana e tij dhe shtoi se beson fort që ky hetim do të nxjerrë në dritë pastërtinë e figurës së tij.

Paul Anderson (Arthur Shelby), 44 vjeç, ka qenë një nga figurat më të pëlqyera dhe të suksesshme të serialit, duke u shfaqur në çdo episod së bashku me aktorin kryesor Cillian Murphy (Tommy Shelby), 46 vjeç.