“Basha mu lut një javë”, Noka tregon për herë të parë pse refuzoi të plotësonte formularin e deputetit në 2021

Publikuar më: 13/1/2023, ora 21:39

“Basha mu lut një javë”, Noka tregon për herë të parë pse refuzoi të plotësonte formularin e deputetit në 2021

Publikuar më: 13/1/2023, ora 21:39

Për herë të parë Flamur Noka pranoi se ka refuzuar të plotësojë formularin për të qenë deputet në zgjedhjet e 2021-it. Në Intervistën me Merita Haklajn ai tha se e shihte veten të tradhtuar nga Basha dhe pranoi vetëm pas kërkesës së Berishës.

“Mund të jem i vetmi deputet që kam refuzuar formularin për të qenë deputet në 2021, nuk pranoja të isha deputet i tij dhe të isha bashkëpunëtor i tij (Bashës). Pranova vetëm kur ma kërkoi Berisha. E shihja veten që ishim të shitur, të tradhtuar dhe vetëm demokratëve nuk po u shërbenim dhe nuk po punonim për ta. Për të mos dëmtuar PD dhe demokratët dhe kauzën e tyre unë nuk kam folur kurrë publikisht në atë kohë, por unë i kam thënë që nuk pranoj të jem kandidat për deputet, unë punoj kudo si drejtues politik në çdo zonë në Shqipëri se kam detyrë, por t’i nuk bëhesh se ti nuk do dhe a je peng apo ke arsye të tjera i di ti. Ka dhe dëshmitarë. Basha më është lutur një javë që të firmosja formularin e kandidimit. Kohezioni brenda një force politike në fushatë është jetësor. Nuk është rastësi që dola në 9 shtator në krah të Berishës”.

Noka pranon gjithashtu se ishte pro djegies së mandatve, por kundër bojkotit të zgjedhjeve lokale në 2017-ën.

“Unë kam mbështetur PD dhe do ta mbështes sa të jem gjallë si individ, sepse gjithë jetën politike e kam të lidhur me këtë forcë politike që në dhjetor të ’90-ës e nuk i ndahem kurrë. Jam institucional nga natyra dhe kam mbështetur çdo drejtues. Me Sali Berishën kam pasur tjetër marrëdhënie. Kjo nuk do të thotë që kam patur debate dhe dyshime për qëndrime të caktuara. Isha për djegien e mandatave se po na zhbënte në Kuvend, Rama. Unë kam qenë kundër bojkotit të zgjedhjeve lokale. Ne nuk mund të bojkotit dhe ishte vendim individual i tij. Dhe kam bërë debate të gjata”, u shpreh Noka.