Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Berisha kërkon revolucion: Nuk ka asnjë zgjidhje tjetër

Nga A2 CNN
13 Janar 2023, 12:42 | Politikë
Berisha kërkon revolucion: Nuk ka asnjë zgjidhje tjetër

Në një bashkëbisedim me gazetarët, këtë të premte, kreu demokrat, Sali Berisha, ka komentuar takimin e dy ditëve më parë të kryeministrit Rama me drejtorët e policive vendore.

Berisha e ka quajtur këtë si “darka famëzeze e Ramës me policinë”. Më tej, ai u shpreh se “regjimi i pashembullt”, siç e quan ai, mund të përmbyset vetëm me anë të një revolucioni.

“Nuk ka zgjidhje përveç një revolucioni për të përmbysur këtë regjim të pashembullt. Edi Rama organizon darkën famëzezë me shefat e policisë në vend, në shkelje me çdo ligj dhe parim për policinë.

Darka ishte një përpjekje e Edi Ramës për të shtrënguar radhët përpara stuhisë së revolucionit.

Darka ishte një element kriminal elektoral. Pasi ai nuk ka ndërmend të veprojë ndryshe, përveçse të shkelmojë votën e shqiptarëve.

Ftoj çdo demokrat të hapë një regjistër të veçantë për çdo shef komisariati dhe të regjistrojë çdo akt të tij. Një libër për krimet e Policisë së Shtetit. Udhëzimet e dhëna nga Edi Rama janë goditja e mëshirës për këtë institucion. Zgjidhjen e jep dhe do ta japë vetëm revolucioni demokratik. Qytetarë, ju e shihni vetë se kush qeveris dhe ku shkojnë taksat tuaja. U zbulua rastësisht se sa dyshekë janë të mbushur me euro, se sa arka të mbushura plot mund të jenë në Surrel. Kemi të bëjmë me një shpërthim të tmerrshëm të gjirizit të korrupsionit dhe vjedhjeve të kësaj qeverie”, u shpreh Sali Berisha.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani