Berisha: Rozeta nuk ishte magjistare, paratë ia dha Alda Klosi në mirëbesim

Publikuar më: 13/1/2023, ora 12:21
Berisha Rozeta nuk ishte magjistare parate ia dha Alda Klosi ne mirebesim 1081x720

Berisha: Rozeta nuk ishte magjistare, paratë ia dha Alda Klosi në mirëbesim

Publikuar më: 13/1/2023, ora 12:21

Sali Berisha thotë se paratë e gjetura në shtëpinë e pastrueses Rozeta Dobi ia kishte dhënë në mirëbesim Alda Klosi, dhe nuk i ka vjedhur.

“Paratë ia dha Alda Klosi në mirëbesim. Pse magjistare ishte Rozeta? Ajo ishte pastruese dhe kodin e kasafortës ia dha vetë Alda Klosi”, tha Berisha në konferencën për mediat, këtë të premte.

“Arben Ahmetaj është kandidat për në burg. Pas Edi Ramës dhe Engjëll Agaçit, Arben Ahmetaj është kandidati më i plotë për kokërr të burgut. Shifra e caktuar për t’u deklaruar ishte 120 mijë euro, por shuma tjetër u zbulua rastësisht. Ato të gjitha janë paratë e Aldës, Arben Ahmetajt dhe Edi Ramës. Ato janë paratë e djegësave. Rozeta ose duhet mbrojtur, ose duhet lënë e lirë. Paratë i ka marrë në mirëbesim”, shtoi ai. “Kemi të bëjmë me bashkëpunim për të larguar paratë nga shtëpia e Aldës. Fytyra e vërtetë e qeverisë së Edi Ramës është Alda, e cila vjen në Tiranë me një apartament 40 metra katrorë dhe përfundon me apartamente në Tiranë e Shëngjin, e kushedi sa para ka të fshehura”.

Vijon…