Berisha, thirrje për Mark Zuckerberg dhe Elon Musk: Ndëshkoni Edi Ramën

Publikuar më: 13/1/2023, ora 12:45
Berisha thirrje per Mark Zuckerberg dhe Elon Musk Ndeshkoni Edi Ramen 1081x720

Berisha, thirrje për Mark Zuckerberg dhe Elon Musk: Ndëshkoni Edi Ramën

Publikuar më: 13/1/2023, ora 12:45

Gjatë konferencës për shtyp me gazetarët, Sali Berisha lëshoi dhe një apel për drejtuesit kryesorë të rrjeteve sociale, Mark Zuckerberg dhe Elon Musk, që të ndalin atë që ai e quajti “terror digjital të Edi Ramës”.

Sipas Berishës, Rama nuk ka asnjë parim dhe po terrorizon punonjësit e administratës përmes rrjeteve sociale.

“Unë i bëj thirrje Mark Zuckerberg, Elon Musk, të ndëshkojnë këtë praktikë të abuzimit në rrjetet sociale nga një njeri që nuk ka asnjë parim, që terrorizon punonjësit e thjeshtë, dhe të heqin këtë të drejtë derisa të anulojnë këtë aplikacion famëzi të kontrollit të qytetarëve.

PD-ja do të konsiderojë në mbrojtje të qytetarëve shqiptarë, edhe një proces ndërkombëtar ndaj Edi Ramës për këtë çështje. Ky është terror, ky është turp, ky është depersonalizim.

A mundet një mendje e mbrapshtë të shfrytëzojë më shumë rrjetet digjitale? Kur nuk e duan, nuk e duan. Arrogant, hajdut, njeri që është bërë simbol i vjedhjes. Si mund ta duan njerëzit atë.

Tani shpik aplikacionin, nëse nuk më bën like, ikën nga puna. Absolutisht. Mos vidh, ky është i gjithë ilaçi. Çdo shqiptar e ka marrë vesh se ky vjedh, se është hajdut kongjenital, i papërmbajtur”, u shpreh Berisha.