Çmimi i kafesë do të vijojë të rritet edhe këtë vit

Nga A2 CNN
13 Janar 2023, 20:13 | Ekonomi
Çmimi i kafesë do të vijojë të rritet edhe

Enri Jahaj, kryetar i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve, në lidhje direkte me studion e “A2 Business”, u shpreh se këtë vit do të ketë një tjetër rritje çmimi nëpër bare.

“Gjendja është njësoj siç na la pandemia. Ka po të njëjtat ritme, mos të them që është më keq. Numri i klientëve ka rënë, për shkak të emigracionit të madh dhe pamundësisë; e dyta, rritja e lëndëve të para ka sjellë një rritje të lehtë të çmimeve në bare e restorante, dhe mendoj se do të ketë sërish rritje këtë vit; e treta, mosgjetja e fuqisë punëtore”, tha Jahaj.

“Nga kriza e çmimeve, kostot për ne janë rritur rreth 30%. Gjithashtu, është e pamundur të gjesh sot kamarierë me rrogë minimale. Kjo rritje e kostove ende nuk i është faturuar konsumatorit, e ka mbajtur biznesi, por nuk do t’i mbajë edhe për shumë”, shtoi Jahaj.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Loneta Progni