Dritan Abazoviç promovon librin e tij në Tiranë, Rama: Privilegj të jesh mik me një fenomen në politikën ballkanike

Publikuar më: 13/1/2023, ora 12:11
Edi Rama

Dritan Abazoviç promovon librin e tij në Tiranë, Rama: Privilegj të jesh mik me një fenomen në politikën ballkanike

Publikuar më: 13/1/2023, ora 12:11

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, është sot në Tiranë për të promovuar librin e tij “Kritika e Etikës Globale”. Shefi i qeverisë malazeze pritet të nderohet gjithashtu edhe me titullin “Doctor Honoris Causa”.

I pranishëm në ceremoninë e promovimit të librit të Abazoviç ishte edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili e ka konsideruar si mik Abazoviçin, ndërsa e ka cilësuar edhe si një fenomen për politikën ballkanike.

Sipas Ramës, Abazoviç ka krijuar një hapësirë ku, pavarësisht përkatësisë etnike, njerëzit bashkohen si qytetarë të të njëjtit vend.

“Do ishte mungesë sinqeriteti t’u thosha se kam lexuar librin, nuk e kam lexuar, por ka qenë një surprizë shumë e bukur. Jam këtu për t’ju thënë dy fjalë të cilat nuk do të jenë domosdoshmërisht për librin, por për autorin dhe shpresojmë se do t’ju ndihmojmë të jenë më të nxitur që të merrni dhe ta lexoni librin. Më duhet ta them që unë jam shumë i privilegjuar dhe kështu do të ndihet çdo njeri. Është një privilegj të jesh mik me një person, i cili është një fenomen në politikën ballkanike. Është një fenomen i veçantë dhe i pakrahasueshëm me askënd tjetër. Falë veprimit ka arritur të guxojë në diçka që unë nuk di dikë tjetër të ketë guxuar në krijimin e një lëvizje politike, e cila është përtej etike. Ka krijuar një hapësirë ku pavarësisht përkatësisë etnike njerëzit bashkohen si qytetarët të të njëjtit vend. Dritani përputh përmes veprimit sensin e tij etik ndaj problemeve të shoqërisë dhe të ardhmes, duke u ngritur me shumë guxim përmbi dasitë dhe duke ndërtuar një urë.”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në prezantimin e librit të Dritan Abazoviç