Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Flakët deri në 50 metra lartësi, shpërthim në tubacionin e gazit që lidh Lituaninë dhe Letoninë

Nga A2 CNN
13 Janar 2023, 21:11 | Bota
Flakët deri në 50 metra lartësi, shpërthim në

Një shpërthim ka ndodhur sot, të premten, në një tubacion gazi natyror që lidh Lituaninë dhe Letoninë.

Shpërthimi, që ndodhi në veri të Lituanisë, është konfirmuar për agjencinë Reuters nga kompania lituaneze e transmetimit të gazit natyror Amber Grid.

Si pasojë e incidentit, nuk raportohet për të vdekur apo të lënduar. Pamjet e publikuara nga transmetuesi publik lituanez LRT tregojnë një vatër aktive zjarri në qarkun Panevezys në Lituaninë veriore.

Kompania njoftoi se, sipas vlerësimeve fillestare, nuk sheh shkaqe dashakeqe të shpërthimit. Megjithatë, hetimet do të mbulojnë çdo skenar të mundshëm.

Pas shpërthimit u evakuua edhe fshati Pasvalio Vienkiemiai me rreth 250 banorë, ndërsa flakët arritën një lartësi prej 50 metrash dhe ishin të dukshme në një distancë prej 17 kilometrash.

https://youtu.be/JvWzthz7Lnc

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani