Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Horror në SHBA, i pret kokën gruas 4 muaj pasi ishin martuar

Nga A2 CNN
13 Janar 2023, 12:04 | Bota

Trupi pa kokë i një gruaje është gjetur në Teksas të enjten, duke tronditur komunitetin ku ajo jetonte dhe të gjithë Shtetet e Bashkuara. Për vrasjen e saj është akuzuar bashkëshorti i gruas. Ata ishin martuar vetëm katër muaj më parë.

Trupi i 21-vjeçares u zbulua në shtëpinë e saj, por sipas Sherifit Troy Guidry, koka nuk ishte aty. “Ishte një skenë e tmerrshme”, tha Guidry të enjten.

Pasi policët morën në pyetje bashkëshortin e gruas, 21-vjeçarin Jared Dicus, ai pranoi se ishte autori i vrasjes makabre. Dicus dhe bashkëshortja Anggy Diaz, ishin martuar më 21 tetor.

Në oborrin e shtëpisë u gjet më pas koka e prerë dhe një thikë që besohet se është arma e krimit.

Vrasja besohet se është kryer që të mërkurën në mbrëmje rreth orës 23:00. Prindërit e Dicus, të cilët jetonin shumë pranë, kishin telefonuar në shtëpi, por askush nuk iu ishte përgjigjur, e më pas kishin marrë policinë në telefon.

Gruaja e re ishte me nënshtetësisë nga Nikaragua dhe besohet se nuk kishte dokumente amerikane.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani