Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Hungaria do të votojë kundër aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE

Nga A2 CNN
13 Janar 2023, 22:33 | Kosova
Hungaria do të votojë kundër aplikimit të Kosovës

Hungaria rinovon mbështetjen për Serbinë, një strategji e saj kjo, për të penguar aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, OKB dhe Këshillin e Evropës.

Hungaria madje ka paralajmëruar edhe rrëzimin e aplikimit nga ana e Kosovës për në BE. Ky vendim vjen në një kohë pak më të zbutur midis Serbisë dhe Kosovës.

“Pranimi i parakohshëm i Kosovës nga entitete të ndryshme evropiane mund të rrezikojë pajtimin”,- thotë Péter Szijjártó, ministër i Jashtëm i Hungarisë.

“Prandaj, nëse votohet se a do të pranohet Kosova si anëtare e Këshillit të Evropës, qeveria do të votojë kundër”,- tha Szijjártó, në një takim në ministrinë e jashtme të Hungarisë në Budapest.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani