Kërkon etiketa paralajmëruese si te cigaret, Italia dhe Franca kundër Irlandës   

Publikuar më: 13/1/2023, ora 22:59
methode sundaytimes prod web bin 7a10f23e 0901 11e8 95da 5aff28d9c44b 1080x720

Kërkon etiketa paralajmëruese si te cigaret, Italia dhe Franca kundër Irlandës   

Publikuar më: 13/1/2023, ora 22:59

Lufta kundër veseve është një betejë e përbashkët e Bashkimit Europian, dhe konkretizohet më së miri në paralajmërimet, shpesh herë edhe vizuale, të sëmundjeve që mund te shkaktoi pirja e duhanit.

Por ka disa raste kur veset janë edhe pjesë e kulturës së një vendi, dhe kjo ka bërë që iniciativa e Irlandës për të vendosur paralajmërime të tilla edhe në shishet e verës dhe birrës po shkakton protesta në vende si Italia, Franca dhe Spanja.

Protestat u treguan të kota, sepse BE-ja i dha dritën jeshile Dublinit, që do të vejë në shishet e këtyre produkteve fjali si “ konsumi i alkoolit shkakton sëmundje të mëlçisë” ose “alkooli dhe tumoret vdekjeprurëse janë të ndërlidhura”. Irlanda tashmë pret vetëm autorizimin e Organizatës Botërore e Tregtisë, brenda 60 ditëve, për të treguar shishet e reja.

Prodhuesit e verës nuk janë të shqetësuar shumë për tregun irlandez, pothuajse i papërfillshëm, por nga frika se vende të tjera mund të marrin shembullin irlandez.

 “Në shumë vende të veriut ekziston fenomeni i abuzimit me alkoolin, por tek vera alkooli nuk kalon 15%, duhet të ndajmë konsumin me abuzimin”, deklarojnë shoqatat e prodhuesve italianë.