Kishte 30 vite që nuk ndodhte, Napoli turpëron Juven në supersfidën e Serisë A

Publikuar më: 13/1/2023, ora 22:40

Kishte 30 vite që nuk ndodhte, Napoli turpëron Juven në supersfidën e Serisë A

Publikuar më: 13/1/2023, ora 22:40

Napoli ka mposhtur me rezultatin e thellë 5-1 Juventusin, në supersfidën e Serisë A, duke treguar se lufta për titullin kampion në Serinë A është nuk i përket bardhezinjve.

Një ndeshje e dominuar nga kryesuesit në të gjitha aspektet, me dyshen Osimhen-Kvaratskhelia që bënë çfarë deshën me mbrojtjen e Juventusit, që nuk kishte pësuar gol në 8 ndeshjet e fundit të kampionatit italian.

Ishte Osimhen ai që zhbllokoi me kokë rezultatin, pasi goditja me akrobaci e Kvaratskhelias u grushtua nga Szczesny, në minutën e 14. Në minutën e 39, sulmuesi nigerian dha një asist për gjeorgjianin, i cili mposhti me të djathtën portierin polak të Juves.

Pas 3 minutash, Di Maria reagoi duke shkurtuar diferencën e duke mbyllur pjesën e parë me rezultatin 2-1 për Napolin.

Në minutën e 55, Amir Rrahmani shënoi një gol spektakolar, pas një goditjeje nga këndi.

Dhjetë minuta më vonë, Kvara shërbeu për Osimhen, i cili me kokë ndëshkoi sërish Juven. Rezultatin 5-1 e vulosi Elmas, pas një aksioni individual.

Për herë të fundit, Juventus kishte pësuar 5 gola në Serinë A në vitin e largët 1993, kur mundej nga Pescara.