Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

“Nisma e Salianjit, fisnike”, Noka: E vetmja strukturë e paunifikuar në PD është grupi

Nga A2 CNN
13 Janar 2023, 21:21 | Politikë
“Nisma e Salianjit, fisnike”, Noka: E vetmja strukturë e

E vetmja strukturë e paunifikuar në Partinë Demokratike është grupi parlamentar, pasi çdo gjë tjetër funksionon perfekt në parti. Kështu u shpreh sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka në Intervistën me Merita Hakjan, ndërsa akuzoi Enkelejd Alibejan si mercenar të Edi Ramës. Sipas tij Alibeaj nuk konsideron armik Ramën, por kolegët e grupit parlamentar të PD, ndërkohë që vlerëson nismën e Ervin Salinajit për bashkimin e grupit paralamentar demokrat.

“Sida kryesor e PD dhe opozitës është për të fituar zgjedhjet lokale përballë regjimit kriminal e kleptokratik. Problemet e brendshme të grupit demokrat dhe jo të PD, se PD është e unifikuar strukturat funksionojnë perfekt. Problematika është te grupi. Salianji meriton të përshëndetet për iniciativën për bashkimin e grupit parlamentar, e vetmja strukturë e paunifikuar është grupi. Kur po arrinte atë që duhej, nga mercenari i Ramës e gatuar në kuzhinën e Edi Ramës me kuzhinier Fugën dhe porositës Ramën doli nga kjo kuzhinë një paçavure që tha po shpallim armiq në opozitë. Rama i pashpresë për të marrë votat dhe e vetmja mënyrë është që keqpërdorë individë që vulën ua mban peng Rama. Salianji meriton të përgëzohet nga çdo demokrat. Grupi ynë i ofron mbështetje. Të shpallësh armiq brenda opozitës kur armikun Kemi Edi Ramën, më thoni, unë nuk besoj dhe kjo i shërben vetëm atij. Enkelejd Alibasha nuk konsideron armik Ramën, por kolegët e grupit parlamentar të PD. Kjo është çmenduri.

Duke e konsideruar vullnet fisnik të Salianjit, Noka thotë se të gjithë kolegët e grupit demokrat janë kundër vendimit të Alibeajt që përjashtoi nga grupi 4 deputetët; Belind Këlliçi, Tritan Shehu, Oerd Bylykbashi dhe Agron Sheheaj.

“Salianji ia arriti, prandaj dolën armiqtë. Jam besimplotë që deputetët e PD nuk janë me mendësinë e mercenarit. Jam i bindur që pavarësisht divergjencave brenda grupit deputetë e grupit e duan bashkimin. Duke përjashtuar mercenarin Alibasha deputetë e tjerë nuk do t’i shërbejnë kauzës së regjimit, por do të bëjnë gjithçka për bashkimin e grupit demokrat. Salianji po bisedon me të gjithë kolegët. Nuk di ç’pazar mund të bëjë ai, sepse ai si individ është kundër çdo lloj pazari, kështu që ata që duan pazar e kanë te regjimi dhe Rama. Alibasha nuk është votuar kurrë, do të jesh kryetar grupi hyr në votim po t’i i shërben Ramës, Rama të mban peng vulën dhe fryhesh si kokosh se ke mbrapa Ramën, të mban Rama të ushqen Rama. Deputetët janë acaruar dhe të gjithë e refuzojnë me neveri atë paçavure që doli atë ditë. Nuk është rastësi që mbështet Salinajin, është zgjedhur nënkryetar me votat e PD në maj 2021. Ishte një vullnet fisnik për të bashkuar grupin dhe asnjë më tepër”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë