Presidentja e KE-së optimiste: Çmimet e gazit, sot më të ulëta se përpara luftës

Publikuar më: 13/1/2023, ora 22:52
Untitled Design 9 2 1280x720

Presidentja e KE-së optimiste: Çmimet e gazit, sot më të ulëta se përpara luftës

Publikuar më: 13/1/2023, ora 22:52

Çmimet e gazit janë tashmë në BE më të ulëta sesa ishin përpara pushtimit të Ukrainës. Kjo ishte ajo që solli në vëmendje sot presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

“Ne duhet të vazhdojmë të shtojmë presionin ndaj Rusisë dhe do të vazhdojmë, natyrisht, mbështetjen tonë të palëkundur për Ukrainën”, shtoi ajo në një konferencë për shtyp.

Në fillim të presidencës gjashtëmujore të Suedisë me Bashkimin Evropian, Von der Leyen tha se Rusia ka shkurtuar 80% të furnizimeve me gaz në BE në tetë muaj që nga fillimi i luftës në Ukrainë, por shtoi se BE-ja e kishte kompensuar duke diversifikuar burimet.

“Puna e palodhur ka dhënë rezultate. Çmimet e gazit janë më të ulëta tani se përpara pushtimit të Rusisë,” tha ajo në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin suedez Ulf Kristersson në Kiruna, Suedi.