Gjendet një i mbytur në lumin Buna

Publikuar më: 14/1/2023, ora 16:18
Gjendet nje i mbytur ne lumin Buna 1280x720

Gjendet një i mbytur në lumin Buna

Publikuar më: 14/1/2023, ora 16:18

Trupi i pajetë i një personi është gjetur në ujërat e lumit Buna, nga shërbimet polumbare të FNSH Shkodër.

Policia tha se dyshohet që të jetë 58-vjeçari N.N., banues në lagjen “Ndoc Mazi”, Shkodër.

Për shtetasin N. N., më datë 08.01.2023, ka bërë kallëzim bashkëshortja e tij, për humbjen e kontakteve me të. Gjatë kontrollit nga familjarët janë gjetur në afërsi të urës së lumit Buna, karroca për invalidë që përdorte ky shtetas dhe aparati celular.

Vijojnë veprimet nga grupi hetimor, për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.