Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

I shpëtoi jetën Putinit nga ariu, hap shkollë për operatorë dronësh

Nga A2 CNN
14 Janar 2023, 20:00 | Bota

Një guvernator rus, i cili ka qenë truprojë e Vladimir Putinit, ka hapur një shkollë ku trajnon trupat dhe shërbimet sekrete sa i përket përdorimit të dronëve.

50-vjeçari Alexei Dyumin, i cili ka fituar besimin e plotë të Presidentit të Rusisë pasi e ka shpëtuar atë nga vdekja, duke trembur një ari që kishte hyrë në një nga shtëpitë e tij në mal, ka nisur trajnimin e operatorëve të rinj të dronëve që do të shkojnë në Ukrainë.

Studentët kalojnë disa faza trajnimi intensiv përpara se të marrin certifikatën. Më pas, do të dërgohen në Ukrainë për sulme me dron ose për misione spiunazhi.

Mendohet se që nga nisja e luftës në Ukrainë, Alexei Dyumin ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me Ministrinë e Mbrojtjes ruse. Kohët e fundit, ish-truproja po përmendet pozitivisht nëpër mediat ruse, duke u bërë një nga figurat më të njohura në vend.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli