Interi mjaftohet me tre minuta, afrohet me ndjekësit e Napolit  

Publikuar më: 14/1/2023, ora 23:15
Lautaro Martinez Inter Verona 1280x720

Interi mjaftohet me tre minuta, afrohet me ndjekësit e Napolit  

Publikuar më: 14/1/2023, ora 23:15

Interi fitoi me rezultat minimal 1-0 ndeshjen kundër Veronës, duke u barazuar në renditje me Juventusin në vendin e tretë.

Një ndeshje e dominuar nga Interi kundër një ekipi që ndodhet në vendin e parafundit,  por ekipi i Inzaghit pas fillimit të mbarë ku shënoi me Lautaro Martinez në minutën e tretë, nuk arriti të konkretizonte superioritetin duke thelluar rezultatin, i cili mbeti në rrezik deri në fund.

Gjithsesi, duke përfituar nga frenimi i Milanit dhe Juventusit, Interi i afrohet këtyre dy ekipeve ne kuotën e 37 pikëve.