Leopardët e dëborës, thuajse të padukshëm në habitatin e tyre

Publikuar më: 14/1/2023, ora 15:23

Leopardët e dëborës, thuajse të padukshëm në habitatin e tyre

Publikuar më: 14/1/2023, ora 15:23

Leopardët e dëborës përshtaten aq mirë me habitatin e tyre sa është thuajse e pamundur që t’i dallosh kur ndodhen në male.

Ismail Shariff, është një fotograf i jetës së egër i cili është i specializuar në fotografimin e krijesave si leopardët e dëborës që bëhen një me mjedisin që i rrethon për të pasur më sukses me prenë.

Gjatë tetë viteve të fundit, ai ka realizuar një sërë imazhesh nga vete si rajoni Spiti në Himachal Pradesh, India. Fotografitë e tij i kanë dhënë titullin “Njeriu Leopard i Indisë.”

Ai e pranon se edhe kur drejton vetë ekspedita fotografie për leopardët e ka thuajse të pamundur që t’i dallojë se ku ndodhen, pavarësisht eksperiencës që ka.

Leopardët e borës gjenden kryesisht në shpatet e pjerrëta të maleve në Azinë Qendrore dhe bëhen një me peisazhin në tërësi.

Ata janë nën kërcënimin e humbjes dhe degradimit të habitatit nga ndryshimet klimatike, ndikimi i njeriut dhe gjuetia pa leje.

Në foto-galerinë më sipër mund të shihni se është thuajse e pamundur të dallosh se ku ndodhen leopardët nëse të mungon përqendrimi i duhur.