Moska njofton pushtimin e Soledar, Kievi e mohon: Luftimet e ashpra vazhdojnë

Publikuar më: 14/1/2023, ora 08:46
ukraine 1280x720

Moska njofton pushtimin e Soledar, Kievi e mohon: Luftimet e ashpra vazhdojnë

Publikuar më: 14/1/2023, ora 08:46

Fati i Soledar mbetet i panjohur, ndërsa vazhdojnë luftimet e ashpra midis trupave ukrainase dhe ruse. Moska pretendoi se forcat e saj kishin pushtuar qytetin e rrethuar lindor të Ukrainës, por ky njoftim u refuzua menjëherë nga Kievi.

Nëse kjo është e vërtetë, do të shënonte një fitore të rrallë për Rusinë, pas disa muajsh pengesash të dëmshme në fushën e betejës.

Soledar, një qytet i vogël minierash kripe në rajonin e Donetsk, ka qenë vendi i një beteje të ashpër muajt e fundit, me Rusinë që grumbullon mercenarë nga grupi famëkeq Ëagner.

“Çlirimi i qytetit Soledar përfundoi në mbrëmjen e 12 janarit”, tha zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Igor Konashenkov. Ai shtoi se zhvillimi ishte “i rëndësishëm për vazhdimin e operacioneve sulmuese në rajonin e Donetsk”. Deklarata e tij u kundërshtua shpejt nga ukrainasit. Një zëdhënës të forcave të armatosura të vendit pohoi se “luftimet e ashpra” po vazhdonin.

Në fjalimin e zakonshëm të mbrëmjes presidenti Zelensky tha se beteja vazhdon ndërsa falënderoi forcat ukrainase që vazhdojnë me guxim kryerjen e detyrave të tyre.

“Beteja e ashpër për Donetsk vazhdon. Beteja për Bakhmutin dhe Soledarin, për Kreminën, për qytetet dhe fshatrat e tjera në lindje të shtetit tonë vazhdon. Edhe pse armiku ka përqendruar forcat e tij kryesore në këtë drejtim, ushtarët tanë, Forcat e Armatosura të Ukrainës, të gjitha forcat e mbrojtjes dhe të sigurisë po mbrojnë shtetin. Falënderoj çdo ushtar, rreshter e oficer brigade dhe njësitë e tjera të ushtrisë që kryejnë me guxim dhe këmbëngulje detyrat e tyre!”.

Që nga fillimi i pushtimit të saj në shkurt të vitit të kaluar, Moska ka prioritet marrjen e kontrollit të plotë të Donbasit, një rajon i çmuar industrial i përbërë nga provincat Donetsk dhe Luhansk.

Rusia ka pushtuar pjesën më të madhe të Luhanskut, por rreth gjysma e Donetskut mbetet nën kontrollin e Ukrainës.

Lufta e deklaratave shoqëron konfliktin në terren. Rusët thonë se kanë vrarë jo më pak se 700 ushtarakë ukrainas në tre ditët e fundit të përleshjeve në Soledar, ndërsa ukrainasit thonë se kanë neutralizuar më shumë se 300 ushtarë të Moskës pranë Bakhmut, rreth pesëmbëdhjetë kilometra në jug.

Ukraina është tani “një anëtare de facto e NATO-s”, tha ministri i Mbrojtjes Olekskii Reznikov në një intervistë për BBC, duke shtuar se së shpejti Kievi do të marrë gjithashtu tanke dhe avionë luftarakë, të cilat deri më tani Aleanca Atlantike ka refuzuar t’i sigurojë ato nga frika e një përshkallëzimi me Moskën.