Nëpër shtylla për të mbledhur informacion për qëllime kriminale, policia në Shkodër çmonton 21 kamera

Publikuar më: 14/1/2023, ora 15:35

Nëpër shtylla për të mbledhur informacion për qëllime kriminale, policia në Shkodër çmonton 21 kamera

Publikuar më: 14/1/2023, ora 15:35

Policia në Shkodër ka çmontuar 21 kamera të vendosura në shtyllat elektrike në rrugë, për të mbledhur informacion, për qëllime kriminale.

Kamerat janë çmontuar nga shtyllat elektrike, në aksin rrugor “5 Heronjtë”, deri në bypassin e Shkodrës, dhe nga “5 Heronjtë”, deri të rrethrrotullimi i Dobraçit.

Sipas policisë, pajisjet ishin vendosur me qëllim mbledhjen e informacionit për qëllime kriminale, si dhe për të monitoruar lëvizjet e Policisë.

21 kamerat ishin të lidhura nëpërmjet celularit. Pesë prej tyre ishin instaluar në vende dhe sheshe publike.

Kamerat e sekuestruara ishin vendosur pa lejen përkatëse të organeve kompetente. Vendosja e tyre është në kundërshtim me Ligjin 9887, datë 10.03.2008 “Mbrojtja e të dhënave personale” dhe përbën veprën penale “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”, që parashikohet nga neni 121 i Kodit Penal.