Nga qytetërimi romak te komunizmi, BBC promovon mrekullitë e Shqipërisë

Publikuar më: 14/1/2023, ora 09:23
bbc 1250x720

Nga qytetërimi romak te komunizmi, BBC promovon mrekullitë e Shqipërisë

Publikuar më: 14/1/2023, ora 09:23

BBC World News i ka kushtuar një spot publicitar Shqipërisë. Një prej  emisioneve më të njohur në botë ka eksploruar mrekullitë e vendit tonë për t’ia paraqitur ato të gjithë botës dhe do të transmetohet më 21-22 janar. Lajmin e ka  ndarë në Facebook kryeministri Edi Rama, teksa shkruan se kjo ishte e paimagjinueshme vite më parë, por ka ardhur vetëm si pasojë e investimeve që janë bërë në turizëm.

 “Mirëmëngjesi dhe me kënaqësinë e veçantë të spotit publicitar të një prej emisioneve më të famshme në botë mbi thesaret e tokës, i cili ka një audiencë gjysmë miliardë shikues në vit, e më 21-22 janar shfaq “mrekullitë e Shqipërisë” në kanalin BBC World News, diçka e paimagjinueshme deri kur Shqipëria turistike nisi të marrë formën që po i japim vit pas viti, ju uroj një fundjavë të qetë”, shkruan Rama.

Gazetarja Bettany Huges e cila ka ardhur në Shqipëri për të realizuar spotin, shprehet se Shqipëria është një vend i mrekullueshëm, ku mund të gjesh edhe site arkeologjike dhe të njohësh kulturën e vendit.

“Bashkohuni me mua, Bettany Huges teksa eksploroj mrekullitë e Shqipërisë. Një nga qytetet mahnitëse romake te arkeologjia e mesjetës së hershme, nga xhevahiret e qytetërimit osman deri te bunkerët brutalë komunistë. Unë do të zbuloj kulturën e larmishme të kësaj toke enigmatike”, thuhet në video.