Përplasen automjetet në Gjirokastër, një e lënduar

Publikuar më: 14/1/2023, ora 12:04
ff 1280x720

Përplasen automjetet në Gjirokastër, një e lënduar

Publikuar më: 14/1/2023, ora 12:04

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në aksin rrugor “Kakavije-Gjirokastër”, në vendin e quajtur “Kordhocë”.

Ngjarja ndodhi rreth orës 10:30 kur një automjet tip “Volkswagen” është përplasur me një automjeti tip “Benz”.

Për pasojë, e lënduar ka mbetur pasagjerja që ndodhej në automjetin tip “Benz”, një 62-vjeçare. E lënduara u transportua në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmën mjekësore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.