Ronaldo kush? United harron legjendën dhe kulmon serinë e pesë fitoreve radhazi në derbi. Rekord i hidhur për Guardiolën

Publikuar më: 14/1/2023, ora 15:27

Ronaldo kush? United harron legjendën dhe kulmon serinë e pesë fitoreve radhazi në derbi. Rekord i hidhur për Guardiolën

Publikuar më: 14/1/2023, ora 15:27

Manchester United fitoi derbin e qytetit kundër City-t, duke plotësua kështu një seri prej 5 fitoresh radhazi, që e rikthejnë në garën për titull dhe “fshijnë” fare nga kujtesa historinë e hidhur të ndarjes me Cristiano Ronaldo-n.

Pas një pjese të parë pa gola, ishin miqtë nga ana tjetër e qytetit që kaluan të parët në epërsi, falë një goli të zëvendësuesit Jack Graelish në të 60’. Por në minutën e 78-të Bruno Fernandes barazoi shifrat për “Djajtë e Kuq” dhe në të 82; Marcus Rashford përmbysi gjithçka, duke siguruar tri pikët dhe fitoren në derbi.

Anglezi kulmoi kështu një periudhë fantastike pasi u bë lojtari i parë i United që shënon në 7 ndeshjet e fundit që ka luajtur, diçka që nuk ndodhte prej prillit të vitit 2008, nga Cristiano Ronaldo.

Kjo ishte humbja e tretë për Manchester City-n, dhe me siguri një prej më të hidhurave për Pep Guardiola-n, i cili ishte sot në ndeshjen e 500-të si trajner në karrierën e tij. Spanjolli ka koleksionuar 379 fitore, më shumë se kushdo tjetër në pesë kampionatet kryesore të kontinentit, Angli, Spanjë, Itali, Gjermani dhe Francë.