Shpërndante kokainë, arrestohet 33-vjeçari në Fier

Publikuar më: 14/1/2023, ora 09:35
fier 1280x720

Shpërndante kokainë, arrestohet 33-vjeçari në Fier

Publikuar më: 14/1/2023, ora 09:35

Një person është vënë në pranga për shpërndarjen e drogave të forta. Në operacionin policor të koduar “Boxes” u arrestua 33-vjeçari me iniciale V. B. nga Fieri.

Gjatë kontrollit në automjetin e tij, u gjetën 25 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, të vendosura në kuti, dhe shuma parash në euro, lekë, dollarë dhe paund, që dyshohet se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike.  

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.