Teuta i largohet fundit, Egnatia dhe Erzeni në zonën europiane

Publikuar më: 14/1/2023, ora 19:58
teuta 1280x720

Teuta i largohet fundit, Egnatia dhe Erzeni në zonën europiane

Publikuar më: 14/1/2023, ora 19:58

Në Durrës ka jetë. Teuta e nisi vitin 2023 me fitore, duke u larguar nga vendi i fundit në kategorinë superiore. Durrsakët fituan 2-0 përballë Kastriotit, në sfidën difekte për mbijetesën në elitë.

Goli i Vilës në fundin e pjesës së parë dhe me pas rrjeta e Oshafit në të 66-ën, i dhanë tri pike jetike ekipit të Edi Martinit. Teuta ngjitet në kuotën e 17 pikëve dhe barazon Bylisin në vendin e tetë. Ndërkohë në fundin e klasifikimit zbriti Kukësi, që ka vetëm 16 pikë.

Në takimin tjetër, Egnatia barazoi 1-1 me Erzenin. Në takimin e luajtur në Rrogozhinë, Xhekson kaloi vendasit në avantazh me penallti në të 55-ën. Por, festa zgjati vetëm tre minuta, pasi Erzeni barazoi me Sadikin. Sistemi VAR anuloi edhe dy gola, nga një për secilën skuadër, duke bërë që dy surprizat e këtij edicioni të ndajnë pikët dhe të mbeten në garë për një vend në kupat e Europës.