Tregtonte gaz të kontrabanduar në një ambient të përshtatur, në pranga 21-vjeçari në Tiranë

Publikuar më: 14/1/2023, ora 09:47
Untitled Design 11 2 1280x720

Tregtonte gaz të kontrabanduar në një ambient të përshtatur, në pranga 21-vjeçari në Tiranë

Publikuar më: 14/1/2023, ora 09:47

Një i ri në periferi të Tiranës është vënë në pranga pasi tregtonte gaz të kontrabanduar, në një ambient të përshtatur dhe fshihte të ardhurat e përfituara nga ky aktivitet.

Nga hetimet rezulton se 21-vjeçari F. M., kishte përshtatur në lagjen “Skënderbeu”, në Babrru një ambient ku tregtonte gaz të kontrabanduar.

Gjatë kontrollit në ambient u gjet një pompë karburanti dhe një depozitë metalike, e mbushur me 1500 litra gaz, që dyshohet se është i kontrabanduar, si dhe 28 bombola gazi, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.