Arrestohet në Spanjë 49-vjeçari shqiptar nga Fieri, rezulton i dënuar për drogë

Publikuar më: 15/1/2023, ora 12:13
pranga dy duar arrestim 1

Arrestohet në Spanjë 49-vjeçari shqiptar nga Fieri, rezulton i dënuar për drogë

Publikuar më: 15/1/2023, ora 12:13

Arrestohet në Spanjë 49-vjeçari shqiptar Istref Mata, i cili rezulton i dënuar nga Gjykata e Apelit në Gjirokastër me 6 vjet burg për kultivim narkotikësh.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, Mata, në vitin 2020, në fshatin Gusmar, Tepelenë, së bashku me 4 shtetas të tjerë(të arrestuar më parë) kanë kultivuar bimë narkotike.

Pas arrestimit, pritet të kryhet edhe ekstradimi i këtij shtetasi drejt vendit tonë për plotësimin e vuajtjes së dënimit.

“Gjirokastër/ Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë bënë ekzekutimin e vendimit penal të datës 25.01.2022, të Gjykatës së Apelit Gjirokastër, e cila e ka dënuar me 6 vjet burgim shtetasin Istref Mata, 49 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”. Shtetasi Istref Mata, në vitin 2020, në fshatin Gusmar, Tepelenë, së bashku me 4 shtetas të tjerë(të arrestuar më parë) kanë kultivuar bimë narkotike. Ky shtetas është kapur në Spanjë falë bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës me homologët spanjollë, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar. 49-vjecari pas kapjes dhe arrestimit në Spanjë është ekstraduar në Shqipëri, për kryerjen e dënimit.”

Policia e Shtetit