Arsenali fiton edhe derbin ndaj Tottenham-it, +8 nga City

Publikuar më: 15/1/2023, ora 19:53
arsenaliiii

Arsenali fiton edhe derbin ndaj Tottenham-it, +8 nga City

Publikuar më: 15/1/2023, ora 19:53

Arsenali ka marrë një tjetër fitore të madhe në Premier League duke triumfuar 0-2 në derbin e Londrës ndaj Tottenham-it.

Topçinjtë e mbyllën ndeshjen brenda 36 minutave të para. Fillimisht, ata kaluan në avantazh me një autogol të portierit francez, Lloris, ndërsa më pas ishte Odegaard që realizoi golin që vulosi fitoren.

Pas këtij takimi, duke përfituar edhe nga humbja e City-t në derbin ndaj United, Arsenali udhëheq i sigurt me 47 pikë, 8 më shumë se skuadra e Guardiola-s.